VMRO-DPMNE është parti e cila është mësuar kryesisht me keqpërdorime të resurseve shtetërore. VMRO-DPMNE nuk e din se çka është ndarja e partisë nga shteti dhe prandaj përhapë gënjeshtra, manipulime dhe të pavërteta, thonë nga Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin.

“Opinioni e din mirë se fushatën për referendumin në mediume do ta udhëheqë Kuvendi, përmes deputetëve dhe se subjektet politike me mjete të veta do të realizojnë produksion të përmbajtjeve të cilat do të emetohen në mediume”, thuhet në kumtesë.

Më tutje bëjnë me dije se “VMRO-DPMNE duhet t’i bashkangjitet obsionit të Maqedonisë për në BE dhe në NATO, në vend se të përhapin të pavërteta të cilat as vetë nuk i besojnë”