Anketat relevante të mendimit publik, në mes të cilave edhe anketa e publikuar sot nga IRI, e konfirmojnë se Maqedonia po lëviz në drejtim të duhur dhe se qytetarët janë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Qytetarët e Maqedonisë e dinë se pas ndryshimeve demokratike, vendi po lëviz në drejtim të duhur, është më stabil dhe po zhvillohet.

Sigurisht që ka edhe shumë punë. Ekzistojnë sfida dhe duhet angazhim më i madh nga të gjithë, për realizimin e reformave, Maqedonia të bëhet vend që funksionon sipas rregullave evropiane.

Na inkurajon ajo që e vërtetojnë anketat, qytetarët janë të vendosur për integrim dhe për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Mbështetja e madhe e qytetarëve për hyrje në NATO dhe BE është edhe një dëshmi se është vlerësuar rëndësia e përfitimeve nga anëtarësimi, se qytetarët janë të vendosur për integrim dhe përparim, në vend të izolimit dhe regresit.

Republika e Maqedonisë mund t’i realizojë të gjitha aspiratat strategjike vetëm me anëtarësim në BE dhe NATO.

Para nesh është momenti historik. Në referendumin e 30 shtatorit qytetarët do ta vendosin të ardhmen e Maqedonisë.

Vendosmëria e fuqishme e qytetarëve për Maqedoni evropiane është motiv shtesë që të gjitha partitë politike të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe të kyçen në procesin që e dërgon atdheun tonë drejt BE-së dhe NATO-s.

Të gjitha partitë politike duhet ta shfrytëzojnë këtë moment historik, qartë dhe pa hamendje t’i thërrasin qytetarët të dalin në referendumin e 30-të shtatorit, PËR të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO.