Plot një dekadë, në çdo ngjarje publike dhe në çdo program të saj, VMRO-DPMNE theksonte se për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, qytetarët do ta kenë fjalën e tyre të fundit në referendum.

Tani kur referendumi është i sigurt, kur është arrit Marrëveshje historike që sjell anëtarësimin në NATO dhe BE me identitet të mbrojtur, Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë qëndrim të qartë.

Sjellja e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësisë së saj është e dëmshme për shtetin dhe të gjithë qytetarët e saj.

Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të prononcohen për referendumin dhe të qartësojnë se për çfarë janë.

A janë për ardhmëri të ndritur apo të kaluar të errët?

A janë për anëtarësim në NATO dhe BE apo e kanë më të rëndësishëm amnistimin e krimit.

Në qoftë se janë për të ardhme, nëse janë për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet të del dhe të thërret anëtarët e vet të votojnë në referendum.

Qytetarët dhe të gjitha forcat progresive që u bashkuan rreth të ardhmes së vendit nuk do të lejojnë që sjellja e papërgjegjshme e Mickoskit ta çojë Maqedoninë në një izolim të ri.

LSDM bashkë me të gjitha subjektet politike dhe forcat progresive që janë në anën e ardhmërisë, në anën e NATO-s dhe BE-së, do të mundësojë që vullneti i qytetarëve plotësisht të respektohet dhe realizohet.

Në referendumin në 30 shtator, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen e ndritur, do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të mbrojtur dhe të fuqizuar, qytetarët do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë.

Qendra për komunikim nga LSDM

Loading...