Pas shumë viteve izolim, ndarje, degradim dhe pasiguri, Maqedonia përfundimisht lëviz në drejtim të mirë, drejt integrimit të tërësishëm në BE dhe NATO  të cilat janë interesa të larta strategjike, citohet në njoftimin e sotëm të LSDM-së.

Kjo parti parashtron pyetjen, nëse i pengon Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së suksesi i Maqedonisë dhe për atë nuk shprehin qëndrim të qartë për referendumin dhe çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë?

LSDM-ja me pikëpyetje, a do të thotë kundërshtim heshtja e Mickosit dhe VMRO-DPMNE-së për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE?

“Qytetarët e dinë se Maqedonia me vlera dhe civilizim i përket BE-së dhe NATO-s dhe pa dallim të sjelljes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e njohin vlerën historike” citohet në kumtesën e partisë.

LADM-ja me vlerësimin se më 30 shtator qytetarët do ta shfrytëzojnë shansin historik dhe do ta zgjedhin të ardhmen, do ta zgjedhin inkuadrimin në BE dhe NATO me identitet të ruajtur të Maqedonisë.