Sulmuesi i Torinos, Adem Ljajic është në negociata për t’u transferuar në Besiktas, në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit

Serbi nuk është më pjesë integrale e planëve të ekipit pas arritjes se Simone Zaza dhe Roberto Soriano në ditën e fundit në Itali.

Sipas, Cuore Toro, propozimi ka arritur nga Besiktasi dhe ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja që lojtari të huazohem me mundësi blerje në fund të sezonit.

Edhe disa skuadra janë të interesuara, përfshirë Fenerbahce dhe Torino do të preferonte më shumë që ta shiste atë.

Ljajic mbush 27 vjet muajin që vjen dhe shumicën e karrierës se tij e ka kaluar në Itali, pasi që ka arritur në Fiorentina në janar të vitit 2010.

Ai po ashtu ka luajtur më parë për Romën dhe Interin para se të transferohej në Torino për nëntë milionë euro më 2016.