Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio është në prag të martesës.

Ylli 43-vjeçar hollivudian raportohet se është në prag të kurorëzimit me të dashurën 21-vjeçare, Camila Morrone.

Sipas disa burimeve të Us Weekly, të afërta me çiftin, gjërat janë bërë serioze midis DiCaprio dhe modeles.

“Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht”, tha një burim duke shtuar se “Kanë folur për tu fejuar.” “Ai është gati që të ketë fëmijë. Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë”, tha burimmi.

Ndryshe, DiCaprio vazhdon të jetë i angazhuar në projekte të reja filmike.