UEFA ka shpallur lojtarin më të mirë te Ligës se Kampionëve

Për këtë çmim të nominuar ishin, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric.

Atë e ka fituar kroati Luka Modric, i cili udhëhoqi Real Madridin drejt finales në Kiev, ndërkaq me Kroacinë ishte në finale të Botërorit në Rusi.

“Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe dua ti falënderoi të gjithë që me votuan për këtë çmim”, ka thënë Luka Modric.

Luka për këtë çmim ka falënderuar edhe babain e tij që e ka frymëzuar atë gjithmonë që të punoj për t’u rritur në karrierë.