Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi pasdite e ndërpreu punën për seancën e 58-të, pasi u sollën vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në misionet paqësore në Afganistan dhe Liban. Vazhdimin e seancës e caktoi për nesër në mesditë.

Paraprakisht, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 61 vota “për” dhe katër kundër e emëroi Petar Atanasovin për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Atanasov së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi do të punojë në realizimin e reformave në arsimin fillor dhe të mesëm, ligjin e ri për arsim të lartë, ndërsa për momentin por miratohen edhe statutet e universiteteve në shtet.

“Qëllimi përfundimtar është që të bëjmë një pragmatizëm të ri i cili të rinjve, fëmijëve do t’u gjendet në jetë në pajtueshmëri të nevojave të tregut të punës dhe ajo që paraqet pritje të gjeneratave të reja dhe neve prindërve. Njeriu vjen me një preokupim të plotë, me vizion të qartë për reformat e nxjerra nga debati i cili ekziston në shoqëri. Besoj se me të vërtetë do të bëjmë sistem arsimor i cili definitivisht do të jetë diçka me të cilën të gjithë do të krenohemi. Besoj se me sukses do ta ushtroj funksionin e tij si zëvendësministër i Arsimit”, tha Zaev.

Në seancën e sotme Kuvendi e verifikoi mandatin e Snezhana Kolevska Baçevska për deputete të LSDM-së, në vendin e Petar Atanasovit i cili është emëruar për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Kuvendi në seancën e sotme me procedurë të shkurtër miratoi disa ligje: Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të aksit rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë) që do të firmoset midis Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes financiare, e dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare – faza V, e cila do të firmoset midis Bankës Investuese Evropiane dhe bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligjin për marrje borxh të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për avancim të shërbimeve sociale.