Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën e pasdites të punës së seancës së 58-të e ratifikoi mandatin e deputetes Snezhana Kaleska-Vançeva e cila vjen në vendin e deputetit Petar Atanasov.

Siç paraprakisht publikoi MIA, deputeti Petar Atanasov nga LSDM-ja në datën 23 të këtij muaji dha dorëheqje nga funksionin, i cili sot u konstatua. Atanasov pritet të zgjidhet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski deklaroi se e kanë njoftuar kandidatin e ardhshëm, Snezhana Kaleska-Vançeva nga lista e kandidatëve për deputetë për NJZ1 nga LSDM-ja dhe koalicioni. Në afatin ligjor Kaleska-Vançeva e ka njoftuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve se e pranon mandatin për deputet në Kuvend me ç’rast u është dhënë vërtetim.

Në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.