Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë se nuk dëshiron të komentojë mbi propozimet për një zgjidhje për Kosovën në lidhje me korrigjimin e kufijve dhe demarkacionin derisa të ofrohen plane konkrete për një gjë të tillë.

Nga kabineti i tij kanë konfirmuar se ai ka biseduar në Vjenë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurz, siç raporton agjencia APA, inkurajoi presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, për të bërë përparim të mëtejshëm në dialog, duke theksuar se ky është “parakusht kyç” për përafrimin e mëtejshëm me BE-në, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se nacionalizmi duhet të kapërcehet në këtë rrugë, si dhe të hyjnë në kompromise të vështira./klankosova.tv/.