Vincent Cassel sapo është martuar dhe duket shumë i lumtur. Aktori i famshëm dhe modelja Tina Kunakey u martuan në Bidart në Bask, martesa e të cilëve u përfol edhe për diferencën e theksuar të moshës mes tyre.

E megjithatë ylli i Hollywood nuk ndalet së treguari sa i dashuruar është me bashkëshorten e tij të dytë, 30 vite më të re.

Në internet është bërë virale një video ku aktori i bën serenatë modeles, një ditë pas dasmës.

51-vjeçari, i cili mban veshur vetëm një peshqir të bardhë, tregoi gjithë dashurinë e tij për Tina. Çdo grua do ndihej me fat, pas kësaj performace spontane e plot mesazhe të bashkëshortit të saj.