Në Listën zgjedhore që sot është vendosur në inspektim publik për referendumin e ardhshëm në vjeshtë për emrin, janë regjistruar gjithsej 1.805.700 qytetarë.

Më së voni deri më 7 shtator KSHZ-ja  do ta  mbyllë Listën zgjedhore në të cilën do të kryhen të gjitha ndryshimet që kanë dal nga inspektimi, kështu që pritet numri i votuesve të ndryshojë.

Zëdhënësja e KSHZ-së Ljupka Guguçevska sot në pres-konferencë para gazetarëve sqaroi se ndryshime në Listën zgjedhore qytetarët mund të bëjnë vetëm me kërkesa të cilat do të mbështeten me dokumentacion adekuat. Në  vërejtjet se në Listën zgjedhore ende gjenden emrat e shumë njerëzve në adresë të njëjtë, tha se KSHZ-ja Listën zgjedhore e ndërton me të dhëna nga MPB-ja, Drejtoria për punë amë dhe gjykatat themelore në Maqedoni. Kushtet për regjistrim në Listën zgjedhore janë personat të jenë shtetas të RM-së, dhe të jenë të moshës madhore.

Tha se me dorëzimin e dokumentacionit të caktuar KSHZ mund të bëjë ndryshim në Listën zgjedhore dhe se qytetarët gjatë ndryshimit të vendbanimit duhet të bëjnë ndryshim të adresave në letërnjoftimet e tyre.

Inspektimi   publik, i cili   përfundon më 23 gusht në mesnatë, do të realizohet në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Komisionit. Qytetarët gjatë inspektimit duhet të identifikohen duke treguar letërnjoftimin ose pasaportën me afat, përderisa inspektimin e bëjnë në mënyrë elektronike, aplikacioni do të jetë vazhdimisht e hapur për inspektim publik, ndërsa kërkimi mund të realizohet sipas numrit të amzës, adresës ose emrit dhe mbiemrit.

“Secili qytetar ka të drejtë të dorëzojë kërkesë deri te KSHZ-ja të mos publikohet adresa në Listën zgjedhore për shkaqe  të sigurisë. Kërkesën qytetari mund ta dorëzojë deri te reparti rajonal ose zyra e KSHZ-së sipas vendbanimit të tij”, tha Guguçevska.

Njëkohësisht me inspektimin publik sot filloi edhe regjistrimi për riatdhesimin   e mërgimtarëve në  përfaqësitë diplomatike  konsullore (PDK) dhe zyrat konsullore të  Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, që, gjithashtu, do të zgjasë deri më 23 gusht. Shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët janë për punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit për votim jashtë shtetit mund të lajmërohen drejtpërdrejtë në PDK dhe zyrat konsullore ose në mënyrë elektronike përmes ueb aplikacionit  dijaspora.sec.mk të publikuar në faqen e internetit të KSHZ-së.

KSHZ do të hap vendvotime zgjedhore në të gjitha PDK-të ku për votim do të paraqiten mbi 10  votues, përderisa PDK-të ku do të ketë mbi një mijë fletëparaqitje do të hapen dhe vendvotime zgjedhore shtesë.

Në ato ambasada të Maqedonisë dhe zyrat konsullore, ku nuk ka kuadër të mjaftueshëm, i cili do ta organizojë riatdhesimin e  mërgimtarëve, siç sqaroi Guguçevska, do të dërgohen borde zgjedhore nga Maqedonia.

Votimi jashtë vendit do të mbahet më 29 shtator një ditë para ditës së përcaktuar për referendumin, prej ora 7 deri në orën 19, sipas zonës kohore në hapësirat diplomatike konsullore.

Mërgimtarët kërkesat për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave nga certifikatat e posaçme të Listës zgjedhore gjatë inspektimit publik e dorëzojnë në mënyrë elektronike deri te KSHZ më së voni deri më 23 gusht në mesnatë. 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.