Kreu i të djathtës franceze, Laurent Wauquiez, u shpreh sot se imigracioni masiv është një kërcënim kulturor për civilizimin evropian dhe se francezët refuzojnë të bëhen të huaj në vendin e tyre.

“Si nuk po e kuptojmë se kapacitetet tona integruese po shterojnë dhe se ky imigracion masiv përbën sot një kërcënim kulturor për civilizimin evropian?”, tha kryetari i Partisë së republikanëve (LR) përpara rreth 1 500 personave në Haute-Loire, në qendër tëFrancës.

“Francezët nuk pranojnë të bëhen të huaj në vendin e tyre dhe duhet të sigurohemi që të mbetet diçka nga civilizimi, këmbënguli mes duartrokitjesh të forta lideri i républikanëve.

“Nuk duhet t’i lejojmë më këto anije (humanitare) të hyjnë në portet evropiane”, theksoi përsëri Wauquiez, partia e të cilit, e dobësuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, synon të vendosë çështjen e emigracionit në qendër të fushatës zgjedhore evropiane që do të zhvillohet majin e ardhshëm.

Wauquiez, i zgjedhur në dhjetor në krye të partisë të së djathtës ekstreme, tha gjithashtu se kthimi i tij ne politik^ shënoi “fundin e mirazhit të macronizmit” duke sulmuar vazhdimisht Presidentin Emmanuel Macron, përcjell Atsh.

“Nuk ka rezultate dhe ky vit i parë është një dështim”, insistoi ai. “Ne duhet t’u kthejmë paratë francezëve”, shtoi kryetari i LR-së, duke i kërkuar presidentit Macron të “heqë dorë nga rritjet e planifikuara të taksave, veçanërisht atë të karburantit.