Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nesër do të takohet me ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie.

Ky takim do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi mbahet në ora 11 e 30, ndërsa arsyeja nuk dihet.

Përveç faktit që Delawie disa minuta më parë ka reaguar për listat e veteranëve duke kërkuar hetime të trajtohen pa kërcënime dhe ndërhyrje.