Maqedonia krenohet me partneritetin strategjik  të SHBA-së dhe e vlerëson përkrahjen për integrim në BE dhe NATO, ndërsa vizita e kongresmenëve  nga SHBA-ja  është edhe një dëshmi për këtë përkrahje, porositi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin në MM me grupin e kongresmenëve amerikanë të udhëhequr nga kongresmeni i Teksasit, Bill Floris.

Siç informuan nga Ministria e Mbrojtjes, në takim janë konfirmuar relacionet e shkëlqyera të partneritetit mes të dy vendeve, si dhe përkrahja e SHBA-së në kontekst të reformave që i ndërmerr Qeveria  e RM-së. Është dërguar urim për marrjen e ftesës për fillim të negociatave inkuadruese për NATO-n dhe përkrahjen e theksuar të SHBA-së në këtë kontekst.

“Për qytetarët tanë nuk ka alternativë përveç integrimit  të vendit në BE dhe NATO, mbi 75 për qind i përkrahin integrimet në BE dhe NATO. Anëtarësimi në NATO dhe në BE do t’i simulojë investimet, tregtinë, qasjen deri te tregu më i gjerë i përbashkët i BE-së, do ta rrisë mobilitetin e njerëzve, të mirën dhe kapitalin,  do të na ndihmojë të krijojmë më shumë vende pune dhe t’i mbajmë të rinjtë në vendin e tyre. Investimet  në Mal të Zi pas anëtarësimit në NATO dyfish u rritën  në gjysmën e parë  të vitit 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, edhe ajo inkurajon”, tha ministrja.

Ajo i ka informuar kongresmenët për reformat në mbrojtje, por edhe për reformat në shoqëri – në kontekst të qeverisjes të së drejtës, lirisë së mediave, reformat në gjyqësi, luftën me korrupsionin, përmirësimin e marrëdhënieve interetnike dhe  ndërfqinjësore, bashkëpunimin rajonal, vendosjen e transparencës në punën e Qeverisë.

Grupin e kongresmenëve, të cilët sot e vizituan Ministrinë, e përbënin edhe kongresmenët Dejvid Prajs, Suzan Dejvis, DinaTitus dhe Xheri Konoli, në takim  morën pjesë edhe zëvendës kryeshefi  i SHM-së së ARM-së gjeneral-majori Azim Nuredin, ambasadori i SHBA-së në RM, Xhes Bejli dhe atashe mbrojtëse e SHBA-së në RM, koloneli Timoti Bjuken, kumtuan nga MM.