Sipas sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh, gjithnjë e më i madh është rreziku nga katastrofa humanitare në zonën siriane Idlib që është një nga zonat e fundit nën kontrollin e forcave rebele.

Përmes zëdhënësit të tij, Guteresh ka ftuar dy palët në konflikt të jenë të përmbajtur dhe të mbrojnë civilët në Idlib. Guteresh ka ftuar edhe Rusinë, Iranin dhe Turqinë të gjejnë zgjidhje paqësore për situatat në këtë zonë të veriperëndimit në Siri.

Rreth tre milionë njerëz jetojnë në Idlib. Ushtria siriane dhe aleatët e saj Rusia dhe Irani paralajmërojnë ofensivë në këtë zonë. SHBA, Britania dhe Franca kanë rekomanduar në rrezikun se autoritetet siriane do të përdorin armë kimike në Idlib.