E keni ditur gjithë jetën gabim. Borëbardha nuk u zgjua nga gjumi nga puthja e princit. Më poshtë ju tregojmë versionin e ri të përrallës më të dashur të fëmijëve.

Mjafton të përmendni emrin Borëbardha dhe direkt ju vjen në mendje përralla mjaft e dashur për fëmijët. Të gjithë jemi rritur me historinë  e vajzës me fat që humbet në pyll, gris fustanin, gjen 7 xhuxhë dhe bëhet shoqe me ta, pastaj ha një mollë të helmuar, vdes dhe vjen në jetë nga puthja e një princi.

Por asgjë nuk paska qenë e vërtetë! Sipas një teorie që po qarkullon në disa portale të huaja Borëbardha vdes. Është pikërisht puthja e princit që e çon në botën tjetër. Ai i jep asaj “puthjen e vdekjes” dhe më pas të dy largohen drejt parajsës.

Shpjegimi i plotë i teorisë:

Princi mbërrin me një kalë të bardhë (ashtu siç vdekja është portretizuar shpesh, që ecën në kohë), i jep asaj puthjen e vdekjes për t’i marrë ‘frymën e jetës’. Më pas Borëbardha dhe Princi u thonë lamtumirë xhuxhëve, në vend që t’i marrin me vete, sepse ata po shkojnë në një vend ku personat e gjallë nuk mund të shkojnë. Më pas çifti niset drejt parajsës dhe në ekran shfaqen re në formën e një kështjelle, e rrethuar me dritë.

Si mendoni të jetë e vërtetë kjo teori?!