Mohamed Salah po vazhdon formën e tij fenomenale edhe në sezonin e ri.

Pas performancave fenomenale sezonin e kaluar, Salah ka përfunduar në treshen e fundit, si kandidat për çmimin e “UEFA POTY”.

Egjiptiani duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me aq, pasi që edhe në këtë fillim të sezonit po shkëlqen.

Një statistikë tejet interesante, që tregon për rëndësinë e Mo Salah në sulmin e Liverpool tregon se egjiptiani ka pasur gjashtë prekje më shumë brenda 16 metërshit të kundërshtarëve se tërë  skuadra e Manchester United së bashku.

Kujtojmë se Manchester ka një ndeshje më pak, të cilën e zhvillon sonte me fillim nga ora 21:00, ndaj Tottenham.