Besoni ose jo listës se transferëve më të shtrenjta në histori të Premier Ligës i prin kësaj radhe dy portier

Edhe ky afat në Angli kaloi duke u shpenzuar më shumë se 1 miliardë funte, por tregu kryesisht ishte më interesant për skuadra që nuk jemi mësuar ti shohim të tilla në afat kalimtare verore

Më poshtë janë top 10 transferimët më të shtrenjta në këtë merkato verore në Angli.

Kepa Arrizabalaga (Chelsea) – 71.6 milionë funte

Thibaut Courtois nuk dëshironte më të rrinte në Stamford Bridge, kështu që Chelsea vendosi të thyej rekord botëror dhe ta paguaj klauzolën e portierit të Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga. Presioni për të paguar 71.6 milionë funbte për një portier është se pavarësisht moshës 23 vjeçare portieri spanjoll ka treguar pjekuri gjatë karrierës se ti – por jo edhe shumë kualitet.

Alisson Becker (Liverpool) – 67 milionë funte

As ky nuk është sulmues por portier. Liverpool e realizoi këtë transfer më herët dhe nuk e la në momentet e fundit, duke e transferuar Alisson Beckerin. Numri 1 i Brazilit ishte njëri prej portierëve më të mirë në Seria A në Itali dhe këtë nuk e kishte parëve vetëm Liverpool por edhe shumë skuadra të tjera.

Fred (Manchester United) – 61.2 milionë funte

62.2 milionë funte është shuma që Manchester Untied ia pagoi Shakhtar Donetskit për të sjell Fredin në Old Trafford dhe duket si një biznes i mirë për një numër arsyesh. Jo vetëm mesfushori brazilian që do ta forcojë skuadrën e Jose Mourinhos por dinamika e tij dhe pasimet në qendër, bën të besojmë se ai mund ta nxerr më të mirën edhe nga Paul Pogba.

Riyad Mahrez (Man City) – 60 milionë funte

Manchester City kishte ofruar kaq para për Riyad Mahrez edhe në janar te Leicester City por marrëvesgja prej 60 milionë funte për lojtarin e vitit në Premier Ligë te vitit 2016 u shty për verë. Algjeriani do të forcojë tashmë pozitat në sulm dhe zgjedhjet për Pep Guardiolan në City, i cili ekip do të tentoi që të jetë skuadra e parë që rifiton titullin në këtë dekadë.

Jorginho (Chelsea) – 57 milionë funte

Trajneri i Chelsea Maurizio Sarri e bëri prioritet në klub kompletimin e blerjes se Jorginhos nga ish klubi i tij për 57 milionë funte dhe bëri mirë. Mesfushori italian ishte mesfushori i cili caktonte tempon e Sarrit në Serie A dhe pritet që të këtë rol kryesor në transformimin e Chelsea duke e bërë një skuadër tjetër, jo sikur jemi mësuar ta shohim.

Naby Keita (Liverpool) – 52.75 milionë

Marrëveshja për ta sjell Naby Keitan në Liverpool ishte formalizuar me RB Leipzig verën e kaluar kështu që tifozët kanë pasur kohë që të dinë çfarë do të presin nga mesfushori. Hapi i tij, aftësia dhe kreativiteti tregojnë më shumë se jemi mësuar për të. Nëse Keita është në formën e tij të mirë – për shkak se shpesh di të jetë i padisiplinuar – do të shton një dimension të ri te lojës se Liverpool.

Fabinho (Liverpool) – 43.7 milionë funte

Nëse Keita është një transfer i Liverpool që sjell më shumë spektakël bashkë me Alisson që është njëri prej transferëve më të shtrenjta, ndoshta Fabinho është dinaku i mesfushës se tyre. Një blerje prej 43.7 milionë funte nga Monaco, një mbrojtës i kthyer në mesfushorë defansivë është një lojtar i atillë që gjërat i bën të duken të lehta, por që Liverpoolin e bën skuadër të fortë.

Felipe Anderson (West Ham) – 42 milionë

Ëest Ham janë skuadra tjetër që thyen rekord brenda klubit të tyre për të transferuar për 42 milionë funte Filipe Anderson nga Lazio. Braziliani ka treguar vetveten se është njëri prej lojtarëve më të mirë në Serie A. Shpresa është që ai të këtë formën më të mirë nën urdhrat e trajnerit aventurist, Manuel Pellegrini.

Richarlison (Everton) – 40 milionë euro

40 milionë eurot që Everton ia pagoi Ëatrfordit për Richarlison këtë verë kanë qenë burim i shumë debatëve pasi që është konsideruar konfuze të paguhen kaq para për një sulmues që nuk ka shënuar gol që nga nëntori. Por, trajneri i ri i Everton Marco Silva sheh paraqitjen e fortë të brazilianit 21 vjeçar si pjesë të skuadrës se tij.

Yerry Mina (Everton) – 28.5 milionë funte

Yerry Mina ka qenë sybnim i shumë skuadrave të Premier ligës por ishte Everton që arriti ta përfundojë marrëveshjen në fund duke e blerë atë për 28.5 milionë funte nga Barcelona. Kolumbiani kishte pasur vetëm pesë paraqitje për Barcën në La Liga por fitoj shumë adhurues pas paraqitjeve të tij të mira në Botëror.

Loading...