Nutricionistët përballen me gabime të përditshme të bëra nga njerëzit gjatë mbajtjes së dietës së tyre.

Mësoni se çfarë ju pengon të humbni peshë.

Ju përqendroheni në sasi sesa në cilësi të ushqimit

Në vend të të mësuarit se si të ushqeheni siç duhet, të gjitha që ju bëni është numërimi i kalorive. Kjo është arsyeja pse pas një kohe ju do t’u ktheheni zakoneve të vjetra dhe përsëri të keni mbipeshë.

Dieta sipas sistemit të eliminimit

Çdo dietë gjatë s cilës nuk konsumoni një ushqim të caktuar, është një mënyrë e sigurt për të mbajtur peshën tuaj ose për të fituar peshë. Kjo nuk rekomandohet nëse nuk ka arsye mjekësore. Në shumicën e rasteve, njerëzit do të kuptojnë se nuk mund të shkojnë më tej dhe heqin dorë nga dieta.

Sasia e pamjaftueshme e proteinave, yndyrës dhe fibrave

Të gjitha këto gjëra janë të nevojshme për ndjenjën e ngopjes pas ngrënies. Nëse nuk arrini të krijoni një ekuilibër në trupin tuaj, ka të ngjarë të filloni të fitoni përsëri peshë.

E teproni me ushqime të caktuara Ndonjëherë ndodh që ta teproni me ushqime të shëndetshme, kështu që kaloritë mund të grumbullohen lehtë. Kjo vlen veçanërisht për arra, avokado dhe vaj ulliri.