Loris Kariues ka thënë se Jurgen Klopp deshi ta mbaj atë në Liverpool këtë sezon para se të lejonte huazimin e tij në Besiktas

Karius ju bashkua klubit turk në një marrëveshje huazimi dy vjeçare të dielën pasi që humbi numrin 1 në Anfield këtë verë pas arritjes se Alisson.

25 vjeçari beson se huazimi i tij në Turqi do të jetë i mirë për të gjitha palët e involvuara, por ai thotë se i është dashur ta bindte Kloppin që ai të largohej.

“Ai (Klopp) me tha mua që me dëshironte ende në skuadër sepse ai dëshironte që të këtë sa më shumë lojtarë kualitativ. Por, pasi bisedova me të i tregova atij për dëshirën time se është shumë e rëndësishme të luaj për Besiktasin. Kam biseduar me të gjatë dhe ai e kuptoi situatën time. Mendoj që është një marrëveshje e mirë për të gjithë. Ai me dëshiroi të mira por ai me tha se do të dëshironte që unë të qëndroja”, ka thënë Karius derisa është prezantuar në Besiktas.