Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është padyshim superylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Derisa Ronaldo po vuan ta shënojë golin e parë për skuadrën e tij të re, Juventusin, në Serie A, ish-klubi i tij, Real Madridi, fitoi në fundjavë në një ndeshje ndaj Gironës, ku dy nga katër golat i realizoi nga penalltia, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ka dështuar të shënojë në dy ndeshjet e para në Serie A me Juventusin, dhe ishte shumë pranë golit të tij debutues në fundjavë kundër Lazios, por këtë ia mohoi portieri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Thomas Strakosha, me pritjet e tij të shkëlqyera.

Me siguri Ronaldo ia ka zili ish-bashkëlojtarëve të tij të Real Madridit, Sergio Ramosit dhe Karim Benzemas, të cilët shënuan nga pika e bardhë në fitoren e “Los Blancos” 4-1 ndaj Gironës.

“Cristiano Ronaldo mbetet pa gol që prej transferimit në Juventus – ne jemi të sigurt se ai do të kishte dashur t’i ekzekutonte dy penalltitë e akorduara në favor të Real Madridit kundër Gironës”, e përshkruan Karikaturën e Ditës Goal.com