Kaka ka ateruar sot në mbrëmje në Itali dhe do të fillojë punën në Milan, por ka pranuar se “ata ende nuk e kanë diskutuar” rolin që ai do ta këtë në ekipin italian

Brazilianit, në thelb pritet të jetë në stërvitje me Kuqezinjtë, me qëllim që të marrë një rol brenda klubit në të ardhmen.

Sipas spekulimeve këtë mëngjes besohet se ai do ta këtë pozitën e skauterit, përderisa ai nuk dëshiron që të kalojë shumë kohë pa familjen e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Kaka për gazetarët kur arriti në Itali.

“E pashë ndeshjen kundër Napolit dhe shpresoj dhe mendoj që Milan do të këtë një sezon të mirë. Kam biseduar me Leonardon shumë sepse ne jemi shok, por ne ende nuk kemi biseduar për rolin që do ta kem brenda Milanit”.

“Për momentin prioritet i imi janë fëmijët e mijë, të cilët jetojnë në Brazil. Duhet të jem me ta. Me Leon dhe Paolo Maldinin mund të jemi më të afërt në Milan”.

“Dua ta kuptoj se çfarë do të bëj me futbollin tani. Kthimi në San Siro për ndeshjen Milan-Roma do të jetë interesant dhe pres që Milan të fitojë”.

Kaka po ashtu është pyetur për trajnerin Rino Gattuso, me të cilët kanë luajtur bashkë.

“Jam shumë i lumtur që Gattuso është trajner i Milanit, Rino gjithmonë ka qenë shumë i përkushtuar dhe me shumë vullnet dhe mentalitet të madh. Tani ne shpresojmë të kemi rezultate, ne shpresojmë që rezultatet do të vinë nga karakteri i tij i madh”.