Lidhja mes Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin është një prej lidhjeve më të diskutuara, pasi teksa të gjithë prisnin që ai të rikthehej me Selena-n, ai iu rikthye ish-it tjetër. Por ata duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin, madje është përfolur edhe për planet e dasmës. Teksa ata nuk kanë treguar asgjë konkrete për dasmën e shumëpritur, me sa duket do të bëjnë një hap tjetër të rëndësishëm.

Ata kanë vendosur të jetojnë së bashku dhe Justin ka blerë një vilë luksoze prej 5 milionë dollarësh, ku mendohet se do të jetojë me të dashurën e tij. Vila ndodhet në Wellington, Ontario dhe ka katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, palestër dhe kinema brenda dhe gjithçka tjetër që mund t`iu nevojitet. Për më tepër shikoni pamjet, të cilat flasin vetë!

Image
Image