Jacqueline Jencquel, një grua franceze 74 vjec, në shëndet të mirë dhe e lumtur, pa asnjë problem në cdo kuptim, ka marrë vendim që në vitin 2020 ti japë fund jetës në Zvicër. Sepse në Zvicër lejohet me ligj e ashtuquajtura “vetëvrasje e asistuar”. Kjo kërkesë ka hapur një debat të madh në Francë.

Ajo shprehet se “kam bërë gjithcka që kam dashur…”. Por ajo ka frikë nga mplakja dhe sidomos se mos sëmuret rëndë dhe kështu do të humbiste pavarësinë e saj…Ajo thotë se ‘kur mplakemi nuk jemi më në formë…Humbja e atunomisë për mua është fundi i jetës. Nuk kam asnjë dëshirë të më vendosin në shtratin e vdekjes, të më vendosin serume e të më oksigjenojnë, të bëhem se fëmijë për nevojat e mia personale”.

Ajo këtë vendim e ka disktuar me tre djemtë se saj dhe ajo dëshëron që ata të ruajnë prej saj imazhin e një gruaje të fortë e dinjitoze dhe që refuzon të kthehet në ngarkesë për ta dhe për shoqërinë…Ajo ka thënë se “preferon të jetë një nënë e lirë, e kënaqur, dhe e aftë për të vendosur të largohet në momentin e duhur në vënd së të kthehën në një nënë të sëmurë, të varur dhe që ato duhet të merren me të…”.

Ajo prej kohësh lufton për të ligjëruar në Francë të drejtën e “vetëvrasjes së asistuar”… Momentalisht kjo e drejtë lejohet me ligj në Zvicër dhe në 5 shtete të SHBA, në Kaliforni, Vermont, Oregon, Montana dhe Uashington.