Keni tentuar të ruani para për gjërat që keni dashur të arrini por nuk keni mundur? Epo, ekzistojnë mënyra të ndryshme të cilat mund t’i praktikoni…

Nëse mund të filloni të ruani para, atëherë do të mund të bleni gjithmonë gjërat që dëshironi, shkruan lajmi.net

Sa herë që të keni mundësi, shkëputni nga kuleta juaj paratë që ju teprojnë gjatë ditës dhe kështu do të mbledhni para shumë shpejt.

Rregulli tjetër është që çdo mëngjes të merrni para të caktuara që të shpenzoni gjatë ditës dhe të mos shpenzoni më shumë. Kështu do ta dini çdoherë sa parra merrni dhe sa para keni në bankën tuaj.