Ronaldo Junior dëshiron t’i ndjekë hapat e babait të tij pasi ditën e sotme ka nënshkruar me Juventusin.

Tashmë djali i Ronaldos do të luajë dhe të stërvitet me skuadrën e grupmoshave, U-9 në Vinovo.

CR7 së fundmi tha për djalin e tij: ”Cristiano Junior është shumë sfidues. Ai është si unë kur isha fëmijë. Ai nuk i pëlqen humbjet”.

“Ai do të bëhet si unë. Jam 100% i sigurt. Do të shohim nëse im bir do të ndjekë gjakun për tu bërë lojtar i madh”, përfundoi ai.

Cristiano Ronaldo ka bërë një lëvizje senzacionale nga Real Madridi drejt Juventusit këtë verë në një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro.