Madonna shënoi 18 vjetorin e lindjes së djalit të saj Rocco me një portret të tij, formuar nga mini fotografi të fytyrës së vet këngëtares.

Këngëtarja 59-vjeçare, e cila ka djalë  Roccon me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie, titulloi imazhin mbresëlënës: “Në syrin tënd ……… Fytyra ime mbetet. 18 vjet shkuan sa hap e mbyll sytë! #Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”

Madge (siç është quajtur nga shtypi rozë botëror) krenare që do të mbushë gjashtëdhjetë për vetëm pesë ditë, vazhdoi dedikimin e ditëlindjes për djalin e saj, duke postuar një seri të imazheve të saj me Rocco kur ai ishte i vogël.

Superstari është gjithashtu nënë e Lourdesit, 21 vjeçare, David Banda, 12 vjeç dhe binjakët pesëvjeçarë Ester dhe Stelle.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.