Ministria izraelite e Mbrojtjes publikoi se blen raketa të reja avancuese që mund ta arrijnë çdo pikë të Lindjes së Afërt.

Raketat e reja precize me rreze të shkurtra dhe të gjata veprimi, siç pritet, “jashtëzakonisht do ta rrisin aftësinë e Forcave mbrojtëse izraelite (IDF)” dhe do të sigurojnë saktësi të madhe, njoftoi Ministria me theksim se është përdorur teknologji inovative.

Mediat izraelite informojnë se marrëveshja është në vlerë prej më shumë se qindra mijë dollarë dhe është nënshkruar me prodhuesit izraelit të armëve – Industria ushtarake izraelite.

Raketat tokë-tokë do të shfrytëzohen kundër organizatës shiite libaneze Hezbollah.

Paraprakisht këtë muaj “Xheruzalem post” publikoi se Izraeli sërish po përgatitet për luftë me Hezbollahun dhe se fokusohet në përmirësimin e teknologjisë së lartë dhe ka simuluar stërvitje ushtarake në pjesën veriore të vendit.