Shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë qëndrim pozitiv për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë, tregon sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI.

Marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Bullgarisë e mbështesin 52 për qind e të anketuarve, nga të cilët 24 për qind janë përgjigjur se ajo është tërësisht pozitive, ndërsa 28 pjesërisht.

Marrëveshjen nuk e mbështesin 34 për qind, ndërsa prej tyre 14 për qind kanë thënë se është e pjesshme, ndërsa 20 për qind tërësisht negative. Gjashtë për qind e të anketuarve aspak nuk kanë dëgjuar për marrëveshjen, ndërsa shtatë për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Sondazhi i IRI-t është zbatuar për Qendrën për Hulumtime Anketuese përmes GfK Shkup. Të dhënat janë grumbulluar përmes intervistave të drejtpërdrejta me të anketuarit nga 28 qershori deri më 15 korrik të vitit 2018 nga ana e profesionistëve të trajnuar. Mostra përbëhet nga 1.100 të anketuar, të moshës mbi 18 vjet, ndërsa shkalla e përgjigjes ishte 69 për qind.

Hulumtimi është zbatuar me mbështetjen e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar.