Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, është i gatshëm të luajë për zikaltrit kundër Bolognës këtë fundjavë. Ai pritet të luajë si trekuartist.

Belgu kaloi te Interi nga Roma këtë verë, duke iu bashkuar trajnerit Luciano Spalletti, por një lëndimi që e pësoi në turin parasezonal bëri që ai të mungojë në dy ndeshjet e para kundër Sassuolos dhe Torinos, transmeton Gazeta Express.

Tani, sipas SportMediaset, Nainggolan është i gatshëm të luajë dhe do të paraqitet kundër Bolognës të shtunën.

Në seancën e sotme stërvitore, Spalletti e ka testuar belgun në rolin e trekuartistit, prapa Mauro Icardit, duke lënë të kuptohet se do t’i ndërrojë rol atij në ndeshjen e së shtunës.