Henrikh Mkhitaryan duket se nuk do të jetë në dispozicion të Arsenalit për udhëtimin e kësaj skuadre në Baku të Azerbajxhanit. Ai po ashtu nuk do të jetë atje nëse Arsenali kalon në finale të kësaj gare

Arsenali duhet t’ja del pa mesfushorin e tyre në udhëtim në Baku për ndeshjet kundër Qarabagut në fazën e grupeve të Europa ligë.

Konflikti që vazhdon në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë do të thotë që Mkhitaryain, kapiteni i kombëtares se Armenisë, do të mungojë.

Ai kishte munguar edhe në vitin 2015 në Gambala për shkak të shqetësimeve të sigurisë kur ishte në skuadër me Borussia Dortmundin.

Përpos kësaj ndeshje, Mkhitaryan pritet që ta humb edhe finalen, nëse Arsenali e arrin këtë gjë në fund.

“Është një procedurë standarde për UEFA’në që të dërgojë letra mbështetëse për federatat, klubet apo ambasadat për të siguruar viza për lojtarët në mënyrë që të udhëtojnë në ato vende dhe të luajnë në gara të UEFA’së”, ka thënë UEFA sot.

Konflikti i Armenisë dhe Azerbajxhanit daton që një kohë të gjatë dhe ka të bëj me rajonin e Nagorno Karabakh, e ku dy shtetet nuk kanë marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën.

Ato as nuk luajtën bashkë as në grupe të kualifikimeve europiane për 2008, shkaku i këtij konflikti.