Serena Grandi Grandi është nga ata personazhe që të gjithë i njohin. E famshme si një nga ikonat më të rëndësishme të kinematografisë italiane, së fundmi Grandi është vënë në fokus të mediave për shkak të jetës së saj personale të mbushur me probleme. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj Luca Lacomoni dhe kjo gjë po i krijon vështirësi, pasi jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve.

“Nuk funksiononte mes nesh, unë jam një grua e pavarur, por ai nuk e pranon fundin e kësaj historie. Jam e dëshpëruar dhe kjo gjë nuk i bën mirë punës sime. Nuk arrij as të dalë vetëm, shikoj rotull dhe vëzhgoj makinat që kam nga pas. Kam ndryshuar numrin e telefonit, sepse ishte një ferr. Bllokova thirrjet dhe mesazhet, por më vinin të njëjtat telefonata me numër privat. Im bir tani do të shkojë të punojë në Milano dhe do të jem e vetme, si t’ia bëj? Situata po bëhet e rrezikshme,”- është shprehur Grandi.