Evertoni e ka konfirmuar se Majkëll Kin ka një frakturë në kafkën e tij pas goditjes horror në ndeshjen e së shtunës përballë Bournemouth-it. Mbrojtësi 25 vjeçar shënoi për të çuar në 2-0 rezultatin në favor të skuadrës së tij përpara se të goditej në kokë nga shoku i tij i skuadrës Idriza Gueje.

Lojtarit i erdhi menjëherë ndihma e shpejtë nga mjekët e stolit të skuadrës të cilët i vendosën menjëherë oksigjenin dhe më pas e transportuan drejt spitalit ku dhe u vendos se lojtari ka nevojë për rekuperim pasi ka një dëmtim në kafkë.