“Bëmë baba të të ngjaj”. Ronaldo Junior dëshiron t’i ndjekë hapat e babait të tij pasi së fundmi i është bashkuar skuadrës të së rinjve të Juventusit, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Djali i Ronaldos ka nënshkruar me Juventusin dhe tashmë do të stërvitet me skuadrën e grupmoshave, U-9 në Vinovo.

Ronaldo ka bërë një lëvizje senzacionale nga Real Madridi drejt Juventusit këtë verë në një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro.