Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, njofton Klan Kosova.

Kjo ditë është shënuar me një marsh përkujtimor nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe ka vazhduar përgjatë Bulevardit ‘Nënë Tereza’.

Haradinaj ka vendosur kurora lulesh te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përveç kryeministrit morën pjesë presidenti Hashim Thaçi, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatat familjare të të zhdukurve.