Antoine Griezmann i Atletico Madridit është shpallur Lojtari më i Mirë i Sezonit 2017/2018 në Evropa Ligë.

Griezmann nuk ishte i pranishëm në Monako për ta pranuar çmimin, pasi Atletico do të luajë nesër në udhëtim kundër Celta Vigos, por ai e ka incizuar një mesazh për nderimin që i është bërë, raporton Express.

“Jam shumë krenar dhe ndihem i nderuar për këtë çmim. Dua t;i falënderoj të gjithë që votuan për mua. Në veçanti, dua ta falënderoj trajnerin tim, stafin teknik dhe mjekësor dhe natyrisht bashkëlojtarët. Ky çmim është edhe për përkrahësit”, tha Griezmann në mesazhin e tij.

Sulmuesi francez ishte lojtari kryesor i Atleticos në fitimin e Evropa Ligës sezonin që lamë pas.

Në garë për këtë çmim, Griezmann i mposhti Diego Godinin dhe Dimitri Payetin