Gjykata e Apelit në Shkup sot duhet të vendos rreth ankesës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për aktvendimin në rastin “Tanku” të Prokurorisë speciale publike për furnizimin e “mercedesit” luks në vlerë prej 600 mijë eurove.

Dje Këshilli gjyqësor filloi dhe menjëherë e anuloi seancën, për shkak të mospranisë së të pandehurit Gruevski dhe katër avokatëve të tij, të cilët sipas kryetares së Këshillit penal Cvetanka Perishiq, e kanë sipas procedurës njoftuar se sot do të marrin pjesë në seancën e Gjykatës Penale Shkup për lëndën e PSP “Dhunë në qendër”, në të cilën Gruevski , gjithashtu, është i akuzuar.

Për rastin “Tank” ish-kryeministri  Nikolla Gruevski  si nxitës për kryerje të veprës është i dënuar me dy vite burg, ndërsa ish-ndihmësministri i MPB-së Gjoko Popovski është i dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj.