Gjykata e Apelit në Shkup sot do të vendosë për padinë  e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për gjykimin në rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e “Mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë eurosh.

Për rastin “Tank”, ish kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vite burg, ndërsa ish ndihmës ministri i MPB-së Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg.

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot do të mbahet edhe seancë e re gjyqësore në procedurë të ndarë kundër ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska për lëndën e njëjtë të Prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e “Mercedesit” luksoz. Seanca e sotme gjyqësore vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve.

Në seancën e kaluar gjyqësore, prokurori publik special Stefço Donev,  në fjalim hyrës, citoi se Jankullovska ka bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim.

Jankullovska në fjalimin hyrës para Gjykatës, tha se edhe pse procedura zhvillohet  në kushte të ndërlikuara, si e ndarë nga lënda për të cilën tashmë ka sjellë vendim, megjithatë do t’i hedhin poshtë pohimet se me furnizimin  janë plotësuar “dëshirat personale të dikujt” dhe do të dëshmojnë se furnizimi është sipas standardeve për punë të Ministrisë.