Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vladimir Gjorçev, përmes profilit të tij në twitter ka kriktikuar kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Sipas deputetit të VMRO-së, ish kryetari i Shkupit Koce Trajanovski në kryeqytet ka organizuar pritje siç i ka hihe një metropole për Real Madridin dhe Mançesterin, kurse Petre Shilegov nuk po mundet të organizojë spërkatje kundër mushkonjave.

“Qetë është, d.m.th po spërkatin avionët e Shilegovit. Erdhi jeta. Për mushkonjat. Para një viti Shkupi priti real Madridin dhe Mançesterin. Sot Shilegov nuk mundet të spërkat kundër mushkonjave. Kthehu koce. Aq kisha”, shkruan Gjorçev.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka publikuar edhe një fotografi nga kryetari i Shkupit Petre Shilegov, në të cilën shkruan “Çfarë t’ju them, mushkonjat janë VMRO-ista”./medial

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.