Gjiganti i birrës Corona, Constellation Brands, ka vendosur të investojë rreth 4 miliardë dollarë në, Canopy Growth, prodhuesin më të madh të kanabisit në Kanada. Kjo marrëveshje shënon investimin më të madh në industrinë e deritanishme. Vitin e kaluar, Constellation investoi 200 milion dollarë në një marrëveshje për të prodhuar një pije joalkoolike me bazë kanabisin. Firma e alkoolit dëshiron të përfitojë nga legalizimi në rritje i kanabisit.

Të dy firmat thanë se investimi do të lejonte Canopin të zgjeronte fushën e saj të biznesit “në gati 30 vende që ndjekin një program federal për kanabisin mjekësor të lejuar”.

Canopy, e cila ka gjurmët më të mëdha të prodhimit të kanabisit në botë, aktualisht prodhon edhe vajra me bazë kanabis, ndër produktet e tjera, shkruan Scan.tv. Constelallation Brands, marka e cila prodhon dhe tregton birrë, verë dhe pije alkoolike në SHBA, Kanada, Meksikë, Zelandë të Re dhe Itali, vuri në dukje se qeveritë në mbarë botën kishin sinjalizuar tashmë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet ndaj kanabisit dhe produkteve të bazuara në kanabis.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi kuptuar më mirë tregun e kanabisit, mundësinë e jashtëzakonshme të rritjes që ky treg paraqet dhe aftësitë kryesore të Canopy në këtë hapësirë”, tha Rob Sands, shefi ekzekutiv i markave Constellation Brands.

Në qershor, qeveria kanadeze miratoi një ligj që do të legalizonte në mënyrë efektive tregun e kanabisit në vend. Ligji është caktuar të miratohet në tetor.