Policia gjermane tha sot ka nisur një hetim kundër dhjetë personave që bënë përshëndetje naziste në një protestë të të majtës dhe të djathtëve dje në Chemnitz.

Përdorimi i këtij përshëndetje është ndaluar në Gjermani dhe konsiderohet një gjuhë e urrejtjes që propagandon ideologjinë naziste.

Mijëra simpatizantë të së djathtës në Gjermani, kanë dalë rrugëve për të protestuar në qytetin lindor të Chemnitzit.

Shkak për këtë është bërë vrasja me thikë e një gjermani, dhe dyshohet se autorë janë dy emigrantë, një sirian dhe një irakian.

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, pasi protesta ka qenë e dhunshme.

Protestuesit mbanin parulla të tilla si “Ne jemi populli”, “Ndaj përmbytjes nga refugjatët”, “Do shpëtojmë Europën” etj.