Trupi i një gruaje sovjetike të kthyer në mumje nga akulli dhe që duket si një “kukull dylli”, e cila vdiq me 6 alpinistë të tjerë në kulmin më të lartë të Evropës 31 vite më parë, është gjetur.

Një ekip shpëtimi solli mbetjet e Elena Basykina nga 5641 metra në malin Elbrus në Rusinë jugore.

Të afërmit e saj thanë sot se kishin frikë se ajo ishte ‘rrëmbyer ose mbajtur peng’ në rajonin e rrezikshëm të Kaukazit – por u zotuan t’i jepte një varrim të duhur.

Trupi i saj i mbështjellë në akull u zbulua nga një grup turistësh në mal, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Ajo ishte 36 vjeçe kur vdiq.

Kushëriri i saj Evgeni tha sot se nëna e gruas kishte vdekur pasi shëndeti i saj u përkeqësua kur Elena u zhduk.

Ai ka thënë: “Ne kemi qenë duke pritur për Elenën për 30 vite. Ne kishim se ndoshta ajo ishte rrëmbyer apo mbajtur peng diku”.

‘Është një rajon i tillë i rrezikshëm’.