Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, teksa një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.
 
Nga sa bëhet e ditur gruaja me iniciale N.P. 63 vjeçe jetonte e vetme në banesë.
 
Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetë, por që vetëm sot është konstatuar. Ndërkaq, kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë.
 
Nga këqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.