Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, shefi i “Sberbank”, German Gref dhe Aleksej Miler – shef i “Gazprom”, janë në vendet e para në rejtingun e njerëzve më me ndikim në vend, të publikuar sot në edicionin rus të “Forbs”.

Në listën më të re janë 100 funksionarët e lartë më me ndikim, biznesmenë, menaxherë të lartë dhe shefa energjetikë, saktëson gazeta.

Në pesëshen e parë të banorëve më me ndikim të Rusisë hyjnë edhe shefi i kompanisë shtetërore të naftës “Rosneft” Igor Seçin dhe kryeministri rus Dmitrij Medvedev.

Në vendin e shtatë është drejtoresha e banjës qendrore Elvira Nabiulina, në vendin e 13-të është prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin, ndërsa në vendin e fundit është lideri i Partisë liberale-demokratike, Vlladimir Zhirinovski.

Ekspertët e “Forbs” i vlerësuan personat e radhitur sipas numrit rendor, sipas madhësisë së përfitimit, aktivëve, buxhetit me të cilin disponojnë ose pasurinë personale, sipas “mundësisë drejtpërdrejtë të ndikojnë në jetën e njerëzve”, “të ndikojnë ndaj industrisë” dhe “sipas shkallës së afërsisë deri tek presidenti Vlladimir Putin ose deri tek partia qeveritare – Rusia e Bashkuar”.