Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, është duke punuar në një projekt për realizimin e një dokumentari për karrierën e tij si trajner. Për këtë dokumentar, producent i së cilës është djali i Fergusonit, Jason, kompania Passion Pictures ka qenë duke punuar tash e dy vite.

Tani, Fergusoni është duke pushuar në Francë, pasi në maj ishte bërë operacion për shkak të një gjakderdhjeje në tru. Edhe kjo pjesë do të përfshihet në dokumentar, transmeton Gazeta Express.

76-vjeçari skocez e fitoi 13 herë titullin e Premierligës, pesë herë Kupën FA dhe dy herë Ligën e Kampionëve. Këta tituj, ai i fitoi gjatë 26 vjetëve me Manchester Unitedin. Ai u pensionua vetëm dy jave pasi fitoi titullin e Premierligës.

Dokumentari do të ketë detaje nga fëmijëria e Fergusonit në Skoci, karrierën e tij si futbollist në Rangers, Queens Park, St. Johnstone, Dunfermline, Falkirk dhe Ayr. Por, pjesa më e madhe e dokumentarin do të përqendrohet në karrierën e tij si trajner në Manchester United.

“Më kanë kontaktuar shumë kompani të ndryshme plot herë për të bërë një dokumentar për jetën time, por kurrë nuk jam ndierë mjaftueshëm rehat për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Ferguson.

“Procesi deri më tani ka qenë shumë i natyrshëm dhe e kam shijuar cdo pjesë. Mezi po pres ta bëjmë dokumentarin sa më të mirë që të mundemi”.

Dokumentari pritet të fillojë xhirimet në tetor, por Jason Ferguson tanimë i ka incizuar rreth 60 minuta intervistë me babanë e tij