Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot stadiumin e ri “Arena Kombëtare” duke sjellë edhe pamjet e brendshme të tij.

Rama ka bërë një shëtitje mes shkallëve të stadiumit dikur “Qemal Stafa” që do të vijë së shpejti me një pamje krejtësisht të re.

Me çfarë shihet në video, punimet janë intensive pasi në fushën që më vonë do të jetë e gjelbër ka një numër të madh makinerish. Rama ka fiksuar me telefonin e tij edhe pjesën e sipërme të strukturës metalike./bw