Mediat italiane kanë raportuar për një ngjarje të tmerrshme në një autostradë në Genova. Një urë u shemb dhe ka zënë poshtë shumë makina. Trafiku arriti në shumë automjete, kurse dyshohet se ka edhe viktima në njerëz.

Zjarrfikës, policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë, gazetarë dhe zyrtarë kanë raportuar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë. Kjo ndodhi ngjan vetëm pak ditë pasi në Itali kanë ndodhur edhe një sërë tragjedish, si ajo në Bolonja, apo edhe në jug, ku shumë punëtorë të bujqësisë u aksidentuan për vdekje.

Loading...