Ajo është padyshim një prej këngëtareve e më të mira në vend dhe gjithashtu një prej më energjikeve.

Aurela Gaçe është një prej atyre zërave që nuk harrohen lehtë, por gjithashtu është dhe prej atyre personazheve që vështirë t’i injorosh prej karakterit të tyre totalisht të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka.

Së fundmi në një komunikim pyetje-përgjigje në Instagram një njdekës e ka pyetur Aurelën se ku e ble mallin, duke nënkuptuar kështu që ajo është kaq energjike.

Dhe Aurela sigurisht e ka marrë këtë pyetje me shumë sportivitet duke iu përgjigjur siç vetëm ajo di:

“Ta pyes pak Bulen e Agimin (prindërit). Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama më kanë gatuar komplet figurë”.

Image