Pronari i Chelsea, Roman Abramovich mesa duket nuk mund ti bëjë ballë milionave të kundërshtarëve dhe pas konfliktit që ka pasur me Londrën zyrtare ai është dorëzuar përballë këtij fakti.

Rusi ka bërë shumë për këtë klub që nga viti 2003 kur e bleu për, 140 milion paund dhe e ka ngritur në nivelet elitare të futbollit europian.

Megjithatë sipas “The Sunday Times”, paratë e hedhura nga sheikët e City dhe PSG duket se kanë lënë hije manjatin rus, i cili ka vendosur që të heqë dorë nga Chelsea, për një shumë “modeste” prej 2 miliardë paundësh.

Sipas po të njëjtit burim, pronari i Chelsea Roman Abramovich ka angazhuar bankën “Raine Group” të Neë Yorkut në përgatitje për shitjen e klubit.

Banka thuhet se ka vlerësuar klubin në 2 miliardë paund dhe Chelsea ka angazhuar këshilltarët e tyre, eksperienca e të cilëve la rezultuar e suksesshme pasi kanë ndihmuar Manchester City të shesë një 13 përqind të akisioneve të klubit tek “China Media Capital” për 265 milionë paund në 2015-ën.

Është e paqartë nëse Abramovich do të shesë të gjitha aksionet, apo një pjesë të tyre, por lëvizja vjen në një kohë kritike për Chelsea, të cilët falë dështimeve në sezonet e fundit e mungesës së parave duket se kanë vështirësi të konkurrojnë në merkato mes më të mirëve në Europë. /albeu.com/